Iu gjet celulari në qeli, Gaxhai rrezikon izolimin për tre muaj

Iu gjet celulari në qeli, Gaxhai rrezikon izolimin për tre muaj

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i kërkon gjykatës së Elbasanit izolimin për tre muaj të Gazmir Brakës, i cili është një nga personazhet e njohura të bandave të 1997 dhe që po vuan burgimin e përjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë burgut të Peqinit nga gazetari i Report Tv Aldo Kozarja. Të njohurit ndryshe si 'Gaxhai' pak kohë më parë iu gjet një telefon në burg. Për shkeljen e ligjit, drejtoria e Burgjeve iu drejtua gjykatës së Elbasanit me kërkesën për një super dënim.

Në pritje të vendimit të gjykatës Braka rrezikon izolimin në burg për tre muaj. Kjo do të thotë se nuk do të qëndrojë në qeli si gjithë të dënuarit e tjerë, por në dhoma të veçanta, speciale izolimi dhe një mbikëqyrje të veçantë, ndërsa komunikimet që do të ketë me familjen do të jetë të monitoruara. Këtu nuk kemi të bëjmë me regjimin 41-bis, pasi ai pritet që të aplikohet pas disa muajsh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…