U gjetën të masakruar në Firenze/ Intervista e vajzës së çiftit në 'Pa Gjurme': Kishim konflikte, ditën e zhdukjes prindërit kishin marrë gjithçka nga shtëpia

Zhdukja e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në 2015, është denoncuar edhe në emisionin 'Pa gjurmë' në Report Tv, ndërsa hetimet vijonin në Itali. Në një intervistë dhënë për "Pa Gjurmë" më 7 shkurt 2020, vajza e çiftit, Dorina Pasho shprehet se prindërit e bënin shpesh rrugën Itali-Vlorë, dhe se zhdukja e tyre ishte e dyshimtë. Dorina Pasho shprehet se ishte interesuar pranë autoriteteve italiane, por ata nuk i jepnin informacion pasi çështja ishte ende nën hetim, ndërsa në Tiranë i thanë se Shpëtim dhe Teuta Pasho nuk kanë dalë nga Italia. Vajza e çiftit Pasho shprehet se ishte hera e parë që prindit ikën dhe për katër vite nuk u kthen më në Vlorë dhe se kërkonte të dinte në ishin gjallë apo jo.

Intervista e plotë

Të dy humbën brenda një dite dhe nuk është marr vesh asgjë. Nuk kemi asnjë të dhënë, policia italiane thotë se kanë ikur për probleme familjare. Dosja është nën hetim dhe nuk është mbyllur. Edhe në policinë e Vlorës kemi denoncuar dhe po merret Interpoli I Tiranës. Të dhënat që kanë janë problemet familjare. Ne kemi patur grindje si çdo familje. Konflikt atë ditë nuk kemi patur. Vëllai atë periudhe nuk ka qenë. Prindërit kishin një shtëpi me qera që ia kishte gjetur e dashura e vëllait, në Firence. Ajo shtëpi u kontrua por ata nuk kishin lënë gjëra personale. Policia tha se shtëpia ishte e pastër. Ata kur kanë ikur dhe kishin marrë çdo gjë më vete.

Pra janë larguar me vullnetin e tyre të plotë?

Kështu thonë, por për ne fëmijët është shumë e vështirë të mendojmë sepse kemi patur dëbate, zënka siç çdo familje, por asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë, asnjëherë. Është hera e parë që prindi ikën dhe për katër vite nuk kthehen më. Sidomos për të parë djalin tim, me të cilin mami ishte shumë e lidhur. Ne kishim dokumenta të rregullta

Keni mundur dot të verifikoni a kanë dalë nga shteti Italian?

Këtu në Itali, nëse nuk janë mbyllur hetimet nuk të japin të dhënat, duhet të mbyllen të gjitha që të të japin informacion. Kurse në Shqipëri më kanë thënë se nuk kanë dalë nga shteti italian. Në bazë te letrave që kanë dyshohet se ndodhen në Itali edhe se shumë të dhëna, apo thashetheme që thonë se mund të jenë në Gjermani apo Francë, ne nuk kemi asnjë të dhënë. Çdo gjë e kemi kërkuar në bazë të ligjit, por nuk kemi marr asnjë të dhënë. Herën e fundit që kam kontaktuar, më kanë thënë se nuk kanë braktisur fëmijë minoren, që të na tregohet se ku janë. Kam kërkuar të di a janë gjallë apo jo, por këtë informacion nuk ma jep askush.

Vajza e çiftit Pasho, Dorina Pasho


Lajmi kryesor:

Gjetja e 2 trupave në Itali/ Identifikohet njëri nga kufomat, është Shpëtim Pasho! Gjendet valixhja e katërt, me pjesët e tjera të masakruara të trupit


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri