U gjeti makinën vrasësve të ish-policit, gjykata lë në burg bashkëpunëtorin

U gjeti makinën vrasësve të ish-policit, gjykata lë në burg bashkëpunëtorin

TIRANË-Gjykata e Tiranës ka lënë në burg  47-vjecarin Arben Xhetani, i cili sipas hetimeve rezulton se u ka siguruar makinën e përdorur për vrasjen e ish- policit, Arben Bilali. 47-vjeçari u arrestuar një ditë më parë.

Ish- polici u vra pas një atentati në zonën e Selitës, 20 metër larg nga shtëpia e tij. Bilali mori 7 plumba nga të cilët 3 në trup, ndërkohë më parë 2 vëllezër të Bilalit ishin vrarë pas një atentati, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010. Ky ishte atentati i dytë për Arben Bilalin, pas atij të majit të vitit 2010.

Atentati i parë ndaj Bilalit është regjistruar në gusht të vitit 2010, po në zonën e Selitës, ku i mbeti i plagosur. Familja Bilali ka qenë në konflikt me atë Xhabafti dhe vrasja e sotme dyshohet për hakmarrje.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë