U godit me shishe, Ballkani i del në mbrojtje Ilir Dajës: Vëllai i presidentit s’ishte në stadium për futboll

U godit me shishe, Ballkani i del në mbrojtje Ilir Dajës: Vëllai i presidentit s’ishte në stadium për futboll

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja

Ka rezultuar me shumë tension sfida mes Prishtinës dhe Ballkanit në Superligën e Kosovës, aq sa trajneri Ilir Daja i ekipit nga Suhareka është goditur me shishe. Vetë trajneri, pas ndeshjes së përfunduar me shifrat 1-1 deklaroi se gjatë gjithë kohës kishte marrë ofendime nga njerëz të cilët qëndronin sipër bankinës së Ballkanit në stadium, ndërsa në një moment është goditur. Për këtë ngjarje të turpshme ka reaguar sëfundmi klubi i Ballkanit, që për të dytin sezon me rradhë luan në grupet e Conference League, duke i kërkuar federatës së Kosovës por edhe autoriteteve përgjegjëse të dënojnë këto veprime.

Reagimi i plotë:

"Klubi i Ballkanit i ka marr me shqetësim skenat që ndodhën mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Trajneri ynë, Ilir Daja, ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme verbale por edhe fizike nga persona që në stadium nuk ishin për futboll, por me qëllime të tjera jo sportive.

Në përfundimin e pjesës së parë, vëllai i një zyrtari të klubit vendas, ka hedhur shishe në drejtim të trajnerit Daja. Duke mos u ndalur me kaq, e fatkeqësisht para syve të sigurimit, ai dhe disa të tjerë në vazhdimësi kanë qëndruar mbi bankinën ku ishte skuadra jonë, duke ofenduar e kërcënuar trajnerin dhe stafin tonë teknik.

FC Ballkani është i indinjuar nga kjo ngjarje, andaj kërkon nga organet kompetente si brenda ashtu edhe jashtë Federatës, që ta trajtojnë me seriozitet këtë situatë sepse futbollin të cilin po mundohemi ta dërgojmë sa më shumë përpara, gjërat e tilla e kthejnë prapa.

Puna e madhe e FC Ballkanit, përfshi trajnerin Daja dhe futbollistët tanë, i ka sjellë dobi krejt ekipeve të Superligës, në këtë rast edhe vetë Prishtinës, andaj është e pakuptueshme që të lejohen lëshime të tilla."

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit