U godit në kokë në sy të djalit,
në gjendje të rëndë polici rrugo

U godit në kokë në sy të djalit,<br />në gjendje të rëndë polici rrugo
TIRANË - Efektivi i policisë që u qëllua me armë zjarri të shtunën në kryeqytet, Naim Hyska, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.
Efektiv i Policisë Rrugore, 46 vjeç u godit me plumb në kokë tek “21 Dhjetori” në automjetin e tij personal. Në automjet ndodhej edhe djali i tij12-vjeçar, i cili ishte dëshmitari ngjarjes së rëndë. I mituri, për shkak të tronditjes së madhe po mbahet nën kujdesin e psikologëve.
Policia nisi hetimin për ngjarjen dhe në bazë të dëshmive të kalimtarëve ka mbledhur të dhëna për autorin.
Hetimet janë shtrirë edhe në pistën e detyrës, por edhe në pistat e konflikteve të tjera, ndërkohë që policia ka marrë në mbrojtje familjarët e kolegut të tyre.

NGJARJA
Efektivi i policisë së qarkullimit rrugor me gradën nënkomisar është sulmuar ditën e djeshme duke e qëlluar me plumb në kokë. Autori në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohen se i kanë zënë pritë gjatë kohës që efektiviNaim Hyskaj ishte duke ukthyer në shtëpi së bashku me të birin 12 vjeçar. Pasi kanë kryer këtë vepër penale autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim tre persona. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur nga djali i tij, por mësohet se fëmija është në gjendje të rëndë psikologjike me skenën që pa. Disa prej banorëve të zonës së "Kongresit të Lushnjes"që dëgjuan të shtënat e
armës u tmerruan nga ngjarja dhe kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë së komisariatit nr 2. Për 30 sekonta mbërrti patrulla e kom 2, dhe në bashkëpunim me efektivë të Drejtorisë së Policisë së Tiranëskanë nisur hetimet paraprake lidhur me ngjarjen. Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar tiparet dalluese të autorëve që kryen këtë manovër. Po ashtu Specialistët e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit kanë marrë në pyetje familjarët e efektivit të policies, të cilët kanë treguar dhe dyshimet e tyre lidhur me ngjarjen e rëndë. Naim Hyskaj nuk ka qenë në punë ditën e shtunë, pasi ishte pushim dhe kishte dalë së bashku me djalin e tij. Nga burimet e policisë bëhët me dije se sulmi ndaj oficerit të qarkullimit është bërë për hakmarrje për shkak të detyrës.

PISTAT E HETIMEVE
Pistat e mundëshme të atentatit të vrasjes janë hedhur për shkak të detyrës. Burime të sigurta të policisë thanë dje për shqiptarja.com se efektivi i policisë së qarkullimit rrugor Naim Hyskaj ka qenë emëruar në Vlorë në vitin 1997 si komandant grupi i forcave të posaçme. Në vitin 1998 Naimit i është bërë një atentat me granatë, nga një bandë kriminale. Për t'i shpëtuar sulmit efektivi Hyskaj ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë një person të pajetë. Lidhur me këtë ngjarje policia ka ngritur pistat e dyshimit se tentativa për vrasje është bërë për hakmarrje. Në polici janë shoqëruar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim S.Rama, J.Metushi dhe E.Ismaili, të cilët dyshohen të jenë përsona të implikuar në këtë atentat. Efektivët po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër