Penalizohet ICTS pas grabitjes në Rinas, TIA hap garën për kompani tjetër sigurie...me përvojë ndërkombëtare

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se ka hapur garën për kompaninë e re që do të garantojë sigurinë në aeroport pas përfundimit të kontratës me kompaninë aktuale ICTS duke mos vijuar më tej bashkëpunimin.

Në një njoftim të 'TIA'-s theksohet se pas ngjarjeve të fundit, pra grabitjes së miliona eurove më 9 prill, kërkon që të firmosë me një kompani tjetër me përvojë ndërkombëtare.

Aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri fton kompanintë e huaja që të marrin pjesë në garë duke nxjerrë edhe kushtet. Gara për kompaninë e re do të zgjasë katër javë dhe kompania e re pritet që të fillojë punën në korrik 2019, kohë kur përfundon kontrata aktuale me ICTS-në.

"Pas ngjarjeve që ndodhën në aeroportin shqiptar ku miliona euro u vodhën në tre vjet, TIA dëshiron të hyjë në një kontratë pesëvjeçare me një kompani tjetër të shërbimit të sigurimit të aeroportit, por këtë herë me përvojë ndërkombëtare. Kompania që do të zgjidhet do të jetë ndër të tjera për të kryer një sërë shërbimesh si:

Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës
Skanimi i bagazheve
Ngarkimin e mallrave dhe postës
Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumenteve të udhëtimit
Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit

Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë" deklaron TIA në njoftim.

Kështu pas disa vitesh shoqëria ICTS e cila ofron këtë shërbim dhe ka aktualisht një kontratë me aeroportin e Tiranës do të vijojë punën në Rinas deri në korrik.

Pas grabitjes në datë 9 prill ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj që u vra grabiti rreth 6 mln euro u regjistrua përplasja mes qeverisë dhe kompanisë kineze që ka operimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në Shqipëri.

Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kapter Rahmiu: 18/05/2019 08:48

    A thua qe ICTS nuk kishte eksperience nderkombetare ne fushen e sigurise? Nga cfar kemi lexuar ne shtyp ajo eshte me qender ne hollande, operon ne france qipro e kudo.Pra nuk i mungon ekperienca nderkombetare . Ka te ngjare qe te perzgjidhet sic thote dhe nje komentues me larte ose ndonje beniamin i drejtorit gjermano/ latino i aeroportit ose ose pastaj. Pra nuk ka per tu kuptuar ndonjehere se nga erdhi shkaku por ktu flitet vetem per pasojen qe i bie se heret a vone do kemi spetakle mbas spetakleve.

    Përgjigju
  • bujar: 17/05/2019 21:06

    Pra siç del nga njoftimi e drejta per te zgjedhur i takon sherbimeve civile dhe jo ushtarake apo policore. Atehere pse akuzohet policia? Asnjehere skan per tu ndrequr gjerat ne albanistan. Kush eshte pergjegjes dhe kush e aprovon ne fund fituesin? Drejtoria e Pergjithshme e Aviacionit Civil. Eshte e kote me u mor ne albanistan se kush eshte fajtor nga ana e shtetit.

    Përgjigju
  • nasi: 17/05/2019 18:39

    Perseri keta do te jene, po tane me emer STCI, gjoja nga Kuvajti.

    Përgjigju
  • Ton: 17/05/2019 18:35

    Prape i njejti person do e zgjedhi fitusin e ksaj gare. Firme gjermane do e fitoje. Ai qe ka ul sigurine e rinasit nepermjet ICTS qe te hynin rehat grabitesit do sigurohet qe te fitoje prape firme bashkpunuse me grabitesit e rradhes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen