Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari ka bërë publik emrat e 4 anëtarëve të familjes shqiptare me origjinë nga Peqini, të cilët humbën jetën tragjikisht si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit
Viktimat janë Arti Kola, Jonida Kola dhe dy fëmijët Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.

Lajmi kryesor:
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër anëtarë, vdesin pas helmimit nga rrjedhja e gazit në kaldajë








