Pas heqjes së mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami nga LSI dhe Dashamir Tahiri nga PDIU në Kuvend pritet të shkojnë dy deputetë të rinj.

Pas mbylljes së ankimimeve nga kandidatët mandati i deputetit në radhët e Lëvizjes Socialiste për integrim do t'i shkojë Flamur Çelajt.

Ai ishte i dytë në listën e LSI, pas Shkëlqim Selamit. Ndërkohë PDIU të Shpëtim Idrizit do t'i shtohet një deputet.

Kjo për faktin se Dashamir Tahiri i cili ishte zgjedhur në radhët e PDIU por kaloi me PD-në largohet dhe në vend të tij pritet të vij Edmond Zejno.

Edhe në këtë rast Edmond Zejno ishte i dytë në listën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)