TEPELENE-460 familje janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa sot kanë protestuar para bashkisë, duke paralajmëruar se nëse situata nuk zgjidhet do të përshkallëzojnë protestën.

‘Jemi 460 familje që jemi hequr. Nuk kemi se cfarë do të bëjmë do të vetëflijohemi. Nuk kemi arsye, thonë se e ka sistemi fajin. Jemi pa bukë, kemi hyrë në borxhe. Jemi pa bukë dhe pa punë.

Na thonë do aplikoni në mars, por dy muaj ikën. U ankuam te kryetari i bashkisë, por ai nuk ndodhet në Tepelenë, por në Tiranë” thonë banorët. Ndërsa një nënë e re me dy fëmijë shprehet se “I kam fëmijët jetimë, jemi pa bukë, më kanë thënë që nuk përfiton, nuk e di arsyen” tha ajo për Report Tv.

d.b/shqiptarja.com