U infektua me COVID, Zonja e Parë e SHBA rezulton negative pas 6 ditësh

U infektua me COVID, Zonja e Parë e SHBA rezulton negative pas 6 ditësh

Zonja e parë e SHBA ka rezultuar negative nga COVID-19. Jill Biden është karantinuar për 5 ditë, ndërsa zëdhënësja e saj Elizabeth Alexander tha se ka bërë testin dhe ka rezultuar negative.

“Pas izolimit për pesë ditë dhe marrjes së rezultateve negative nga dy teste të njëpasnjëshme të COVID-19, Zonja e Parë do të niset nga Karolina e Jugut për në Delaëare”, tha Alexander në një deklaratë me shkrim.

Zonja e parë rezultoi pozitive me Covid-19 të hënën, ndërsa ajo dhe Presidenti ishin duke pushuar me disa anëtarë të familjes së tyre në ishullin Kiawah, Karolina e Jugut. Pak javë më parë edhe presidenti Joe Bien ishte i infektuar me COVID-19. Presidenti Biden fillimisht rezultoi pozitiv me COVID-19 më 21 korrik. Ai u izolua ndërsa po merrte trajtim. Ai doli negativ më 27 korrik, megjithatë, më 30 korrik ai rezultoi sërish pozitiv me COVID-19 dhe më 7 gusht përfundimisht rezultoi negativ.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar