“U intereson tepsia që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”, Patozi reagon për Air Albania: Qytetarët u duhen çmimet, jo avionët e stampuar

“U intereson tepsia që t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”, Patozi reagon për Air Albania: Qytetarët u duhen çmimet, jo avionët e stampuar

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi

Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka reaguar pas inagurimit të kompanisë së parë ajrore, Air Albania. Në një status në Facebook, Patozi shkruan se çdo gjë që ndërtohet në Shqipëri, shëmtohet nga propaganda.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit:

PAS "MREKULLISË SË MALLKUAR" TË AIR ALBANIA

Si nuk bëmë një gjë për të qenë një herë të vetme! Që të mos ndyhet nga patetizmi i shpifur dhe nga propaganda arkaike.

Një palë po na e paraqesin si mrekullinë e tetë të botës faktin që ca avionë, të cilët do të ulen në Rinas prej dje, do të kenë të stampuar në trup flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Të tjerët po çjerrin faqet dhe kanë vënë kujën sikur kjo është dita e qametit, vetëm sepse po e pret shiritin qeveria e lidhur me krimin.

Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit.

Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë.

Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem. 

Jo vetëm ata që kanë ngjyer dorën ndër vite tek ky pisllëk korruptiv, por edhe të tjerët që mund të mos jenë përzier, nuk e çojnë fare ndërmend, e jo më të luajnë gishtin për ta zgjidhur ndonjëherë, po t'u vijë në dorë.

Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët, që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë