TIRANE- Prokuroria e Tiranës vendos të mos fillojë kallëzimin penal ndaj Klodiana Shalës, ish-Drejtoreshës së Agjensisë së Sporteve. Vendimi është marrë në kushtet e verifikimit të plotë të kallëzimit penal të bërë nga sektretari i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Sipas burimeve të prokurorisë Klodiana Shala, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës nuk ka konsumuar asnjë vepër penela, siç pretendohet në kallëzim. Materiali referues tregon se Klodiana Shala në cilësinë e Drejtoreshës së Agjensisë së Sporteve ka lidhur një kontratë qëraje me një shtetase tjetër, duke i dhënë kësaj të fundit një sipërfaqe prej rreth 100 metra katror, që ndodhet pranë një kompleksi sportive.
Kontrata është lidhur me një afat kohor 5 vjeçar dhe se shuma financiare është paguar konform rregullave, në buxhetin e shtetin. Sipas ligjit në fuqi të dhënies së ambjenteve me qëra janë zbatuar dhe kushtet e kontratës, dhe nisur nga kjo situatë prokuroria e Tiranës, ka vendosur të mos fillojë kallëzimin penal të depozituar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Mësohet se pikërisht në këtë kallëzim shtrohej dhe një pikë tjetër, ku nënvizohej fakti se në dijeni të ish-drejtoreshës Klodiana Shala, personi që kishte marrë ambjentin me qëra, kishte filluar punimet duke shtuar sipërfaqen teritoriale në rreth 300 metra të tjera.
Gjithmonë sipas kallëzimit edhe në këtë rast Klodiana Shala ka abuzuar për shkak se kishte lejuar në mënyrë të qëllimshme zgjerimin e ambjenteve të subjektit që kishte marrë me qëra pronën. Mirëpo nga verifikimet e prokurorisë së Tiranës rezultoi se gjatë kohës së kryerjes së punimeve për zgjerimin e sipërfaqes nga subjekti qiramarës, Kldiana Shala, është vënë në dijeni dhe më pas ka përpiluar një shkresë, duke i kërkuar policia Bashkiake dhe Inspektoriatit të Ndërtimit të Bashkisë, që të merrnin masa për pezullimin e punimeve dhe prishjen e çdo punimi, të kryer jashtë sipëprfaqes së marrë me qëra. Sipas akuzës, i gjithë materiali verifikues tregon se nuk është konsumuar asnjë vepër penale dhe për pasojë është vendosur dhe mosfillimi i procedimit penal. E.Qyno
Shkrimi u publikua sot (15.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com