DURRËS- Një 29-vjeçar në Durrës është ndalur pasi është denoncuar nga një e re se ka tentuar ta përdhunojë.
I riu i identifikuar me inicialet S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës u kallëzua nga 23-vjeçarja se djali ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Komento