
Një 15-vjeçar është konstatuar duke shitur lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin në rrugën ‘Besim Cera’ në kryeqytet.
Në momentin që është shoqëruar nga policia, 15-vjeçari ka kundërshtuar dhe goditur efektivët.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur 15 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, pasi ditën e sotme, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë kanë konstatuar 15-vjeçarin duke shitur lëndë piroteknike, në kundërshtim me ligjin. Në momentin e shoqërimit 15-vjeçari ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
Dita e fundit e 2025, policia sekuestron 700 fishekzjarre dhe 2899 kapsolla në 4 qytete! Arrestohen 3 persona në hetim 15 të tjerë! 15-vjeçari godet policin











