Dy shqiptarë u dënuan pasi u kapën me 1 kilogram kokainë të pastër. Lënda narkotike ishte për të qëllim trafikimin në tregun e drogës në Sardenjë. Zamir Hoxha, 32 vjeç dhe Rampo Qinamit, 20 vjeç, u dënuan me 2 vjet dhe 10 muaj burg për trafikim ndërkombëtar të drogës, pasi kërkuan gjykim të shkurtuar.
Vlera e kokainës mësohet se arrinte në 200,000 euro. Procesi i hetimit ishte pjesë e një studimi më gjithëpërfshirës të forcave speciale të Milanos për qëllim shkatërrimin e trafikut ndërkombëtar të drogës e drejtuar nga Shqipëria në Itali.
Arrestimi erdhi pas hetimeve prej disa vitesh nga policia italiane, nisur nga dyshimet e lidhjes që kishin shtetasit shqiptarë me të arrestuarin Giuseppe Abiuso. 42-vjeçari Abiuso, me profesion gomist, u dënua në korrik të vitit 2013, pas gjurmimit të tij policia arriti të zbulonte kokainën në një makinë të braktisur e shtetasit.
Pas hetimeve dhe përgjimeve të telefonatave, unifromat blu arritën të vinin në pranga në gusht të 2013-es dy trafikantët shqiptarë, Zamir Hoxha dhe Rampo Qinami.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com