Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar "Rehova".
Ka qenë një hetim proaktiv disa mujo, i iniciuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.
Procedimi penal 251/2024,u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në Prill 2023 për një shtëpi bari që kapte vlerën e 100.000 paundëve.
Sinjalizimet e mbërritura pranë organit të akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit "blic" të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë kanabisi (në kubikë dhe në tokë).
Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë kanabisi.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.6%
-
S'më intereson
10.1%
Vota total: 661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, në pranga 4 persona
19 Korrik, 10:54
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
Edison Ypi: Qyteti Pastërma
17 Korrik, 11:12
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Tentoi të rindez zjarrin në fshatin Lapardha të Beratit, në pranga 60-vjeçari
16 Korrik, 15:08
-
Vjedhja e skrapit në kombinatin e Poliçanit, pyetet Bledi Çuçi! Ish-ministri: U pyeta nëse e njihja Erjon Zylyftarin, ose a jam takuar
15 Korrik, 13:17
-
Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari
12 Korrik, 14:38
-
Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me targa gjermane përfundon në kanal, çifti dhe 2 fëmijët e mitur në spital
11 Korrik, 11:52
-
Përfshihet nga flakët ish-uzina e baterive në Berat (VIDEO)
10 Korrik, 19:17
-
Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë
8 Korrik, 11:23
-
Braktisi dy fëmijët e mitur, në hetim 34-vjeçarja! U kallëzua në bashkëshorti
8 Korrik, 10:45
-
Berat/ Zjarr në 'bllokun e fiqve', vihen në kontroll vatrat aktive
7 Korrik, 20:48