Në kuadër të operacionit antidrogë një i ri 33-vjeçar shqiptar është arrestuar këtë të dielë, në Itali pasi u ndalua pas një kontrolli rutinë në rajonin e Liguria të Italisë .
Sipas mediave vendase, ndalimi i 33-vjeçarit shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u bë në zonën e Levanti, në Gjenezë të premten pasi policia italiane gjatë kontrollit operacional gjeti një sasi të konsiderueshme droge dhe hashashi në shtëpinë e tij .
Ndërkohë bëhet e ditur se pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte në via dell'Ombra në Sturla shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë instrumente të ndryshme të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës, si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.
Mësohet se autoritet italiane kanë sekuaestruar në cilësinë e provës materiale, drogën, materialet dhe sasinë e parave që iu gjetën të riut shqiptar , ndërkohë që policia italiane po heton për të zbuluar personat e tjerë që kanë lidhje me këtë aktivitet kriminal.