Dyshohet se do kryente një krim të rëndë, lihet në burg 23 vjeçari që u kap me 3 armë zjarri dhe eksploziv me telekomandë në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg, 23 vjeçarin, Damiano Sejko i cili u arrestua dy ditë më parë pasi u kap me 3 armë zjarri dhe 500 gramë eksploziv me telekomandë.

Sipas burimeve, i riu nuk ka pranuar të japë shpjegime para togave të zeza lidhur me vendin ku kishte marrë armët. Damiano Sejko u arrestua të premten pas informacioneve të policisë se i riu kishte në plan për të kryer një atentat kriminal.

Policia ka mbajtur të fshehtë shënjestrën e atentatit për shkak të sekretit hetimor. Por ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjes së gjithë personave që mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të të riut.

Gjatë arrestimit të tij, ku u angazhuan forca të shumta policie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut