U kap me 35 kg marijuanë në banesën në Konispol, prokuroria ‘zbërthen’ të dhënat në telefonin e autorit
Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”
Droga që u sekuestrua
Redaksia 29 Tetor 2021, 22:09 | Përditesimi: 29 Tetor 2021, 22:46
SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Prokuroria e Sarandës ka zbuluar të dhëna të reja pas kontrolleve të kryera në telefonin e autorit Lutfi Faslliu (Demçe). Sipas asaj që është zbuluar nga kqyrja e bisedave të tij në rrjetet sociale, është evidentuar qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek.
‘Eshtë bërë këqyrja e telefonit tip “Samsung” celular që i përket shtetasit Lutfi Faslliu ne dt.07.10.2021, nga ku kanë rezultuar të dhëna me interes për hetimin, konkretisht mesazhe të dërguara në rrjetet e komunikimit në aplikacionet WhatsApp dhe Messenger drejt disa numrave të ndryshëm shqiptarë ose grekë, ku në përmbajtje të bisedave evidentohet qartë fakti i transportimit të lëndës narkotike drejt shtetit grek. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari. Në vijim, është disponuar kryerja e aktit të ekspertimit teknik-kompjuterik në lidhje me telefonin e sekuestruar të këtij shtetasi, me qëllim zbulimin e më shumë të dhënave të cilat eventualisht mund të jenë fshirë nga i dyshuari.'- thuhet në hetimet e prokurorisë.
35 kg marijuanë u sekuestruan në 6 tetor në një banesë në Konispol, ku u arrestuan çifti Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ata fillimisht u kapen nga policia ne vendin e quajtur “Ura e Cukes” duke transportuar dy klandestine egjiptiane, por me pas gjatë kontrollit të kryer në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 Kallashnikov dhe 35 kg marijuane.