U kap me 44 mijë pound dhe 3 mijë euro në makinë, nën hetim për pastrim parash 40-vjeçari në Fier

U kap me 44 mijë pound dhe 3 mijë euro në makinë, nën hetim për pastrim parash 40-vjeçari në Fier

Një 40-vjeçar, i identifikuar si Rezart Balesi, është vënë nën hetim për pastrim parash në Fier, pasi u kap me 44 mijë paund dhe 3 mijë euro në makinë. 

Në vendin e quajtur 'Poçem', policia e Fierit ndaloi për kontroll makinën tip 'Benz' që drejtohej nga Rezart Balezi. 

Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky 44-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin Rerzat Balezi, 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elisa: 03/10/2022 10:01

    Ky person punon me djers dhe te gjitha i ka me rregullu Po njeriu smun te heci me dokumente mbas vetes..cfar Sherri kemi????‍♀️????????

    Përgjigju
    • AGJENTI: 05/10/2022 13:09

      Ligji e thote qarte mbi 1 milion duhet dokument shoqerues ose te kesh burim justifikimi. Zbatoje dhe je ne rregull

  • Iris: 30/09/2022 00:36

    Kesaj rradhe e keni tepruar.Shuma monetare u kap ne Fier,jo ne kufi.Dikush mund te kete me vete 100 euro,por dhe 1 milion,mund te jene nga krimi,por mund te jene dhe te ndereshme.Ai mund te mos kete prova justifikimi,por dhe ju nuk keni te drejte t'a akuzoni per /pastrim parash/ apo /veprimtari kriminale/pa bere hetimet ne fillim.

    Përgjigju
  • Zeqiri: 29/09/2022 16:07

    Po ky kryeministri pse sja legalizoi se ky thot keshtu duan shqiptaret ky tall menderen me kte popull .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë