Arrestohet në Tiranë Emiljano Nina, kushëriri i ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Nina është arrestuar te dera e shtëpisë e Ilir Selmanit. Ky i fundit është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ndërsa u la në ‘arrest shtëpie’ më 19 qershor me vendim të Apelit të Posaçëm.
Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit mbeten të paqarta.
Nina është arrestuar në maj të vitit 2023 në zonën e 5 Majit në Tiranë disa muaj pas një aksidenti të frikshëm te Diga e Liqenit më 22 gusht 2023.
Santiago Malko, i konsideruar si njeri i afërt i Ervis Martinajt, u qëllua për vdekje më 27 gusht 2019 në Tiranë. Për vrasjen e ish-policit është akuzuar grupi rival i Martinajt, ai i Leonard Dukës. Dyshimet janë se eliminimi i Malkos u bë prej përplasjeve që Duka-Martinaj kishin nisur në atë kohë. Ngjarja u zbardh e plotë prej komunikimeve në aplikacionin “SkyECC”, ku flitej për atentatin e rëndë.
Së bashku me Islamin, GJKKO ka dënuar me burg dhe Leonard Duka, Farmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku, Dritan Aga dhe Oltian Loga.
Lajmi në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente








