U kap me drogë, arrestohet djali i kryebashkiakut të Bulqizës: Pse nuk e njihni babain tim ju?!

TIRANE- Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, Enio Alla është arrestuar nga Policia e Tiranës dy ditë më parë, ndërsa lajmi është mbajtur i fshehtë nga policia. Këtë të hënë ai doli para Gjykatës së Tiranës, e cila i caktoi atij masën e sigurisë detyrim paraqitje. Burime zyrtare pranë uniformave blu sqaruan se arrestimi i të riut është bërë nga forcat “Shqiponja”, gjatë një kontrolli të tyre rutinë.

Alla ishte duke udhëtuar i vetëm me makinën e tij, kur është ndaluar nga policia, ndërsa pas kontrollit i janë gjetur në makinë 5.2 gr kanabis. Në momentin e parë që uniformat blu e kanë ndaluar atë në rrugën “Jusuf Vironi”, i riu ka bërë rezistencë që t'i kontrollohej mjeti, ndërsa u është prezantuar edhe në emër të të atit. Të njëjtat burime saktësuan se Alla u është drejtuar  efektivëve me fjalët: Pse nuk e njihni babain tim ju?Mbi të rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rideshtim: 29/10/2019 08:45

    Po ti me 5 gram e korit baben?

    Përgjigju
  • Rilindje: 28/10/2019 22:45

    Ia ka fut babit idioti i cili nese do te *rilindte*prape nuk do i blinte makine.hajde rilndje hajde.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë

Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes: Çdo përjashtim është mbyllje e partisë