Shoku i Emiljano Shullazit, Ergys Ferhati për të cilin gjykata ka vendosor ekstradimin e tij në Itali, do të gjykohet fillimisht në Shqipëri dhe më pas do i dorëzohet autoriteteve italiane. Kjo situatë vjen pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës e cila dje ka vendosur të marrë të pandehur Ferhatin dhe çështjen në ngarkim të tij ta referojë në gjykatë për akuzën e “Armë mbajtjes pa lejë”. Gjatë arrestimit të Ferhatit në zonën e “Piacës”, që ndodhet prapa Muzeut Kombëtar në Tiranë, policia i sekuestroi atij një armë zjari tip pistoletë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se armën ai e mbante pa lejë, ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje Ferhati është shprehur se për shkak të hasmërive dhe dështimit të një atentati për ta vrarë, ai mbante gjithnjë me vehte një armë pasi ndjehej i kërcënuar. Mirëpo kjo dëshmi nuk ka bindur prokurorët e Tiranës, të cilët dje kanë marrë të pandehur Ferhatin dhe çështjen në ngarkim të tij ia kanë kaluar gjykatës. Ndaj Ergys Ferhatit ekziston edhe një vendim ekstradimi, por sipas burimeve të prokurorisë, ky vendim nuk do të ekzekutohet për shkak se filimisht i arrestuari do gjykohet dhe vuajë dënimin për “armë mbajtje pa lejë” në shqipëri dhe më pas do ekstradohet në drejtim të Italisë.

FERHATI DHE SHULLAZI
Ergys Ferhati njihet si shok i ngushtë i Emiljano Shullazit. Së bashku ata janë arrestuar në vitin 2006 ku janë akuzuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikevë” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”. Shullazi dhe Ferhati kanë qëndruar së bashku në një proces gjyqësor ku pas dënimit me 13 vjet burg nga dy shkallët e gjyqësorit, ka qënë Gjykata e Lartë ajo që ka vendosur prishjen e vendimeve dhe rikthimin e çështjes së tyre për gjykim. Dy të pandehurit iu nënshtruan një tjetër procesi gjyqësor, por këtë radhë me procedurë të shkurtuar,duke përfituar kështu uljen e një të tretës së dënimit dhe dënuar përfundimisht me nga 6 vjet burg. Kjo masë dënimi shërbeu edhe për lirimin e tyre, për shkak se periudha e dënimit ishte shlyer gjatë qëndrimit të tyre në paraburgim. Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se dy të pandehurit ishin pjesë e një grupi të përbërë nga Ervin Ferhati, Emiljano Shullazi, Ardit Berati dhe Gëzim Veseli. Ervin Ferhati dhe Emiljano Shullazi kishin rol organizues dhe drejtues lidhur me operacionet e trafikut të lëndës narkotike, kurse Ardit Berati dhe Gëzim Veseli (arrestuar në Itali), zbatonin urdhrat e drejtuesve.

DENIMI NE ITALI
32-vjeçari Ferhati ishte person në kërkim ndërkombëtar,pasi rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet e Interpol-Romës, duke u akuzuar për disa vepra penale, si “Pastrim parash”, “Trafik narkotikësh” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Për këto akuza Ferhati është shpallur fajtor nga drejtësia italiane me 20 vjet burg. Ky vendim është dhënë në vitin 2006, pikërisht në kohën kur në Shqipëri, ai është arrestuar bashkë me Emiljano Shullazin për trafik heroine.
(Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com)