Gjykata Vlorës jep vendim për vërtetimin e mandatit të Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës. Vendimi mban datën 13 qershor 2023  dhe është firmosur nga gjyqtarja Herila Çela.

Pas këtij vendimi, i cili u sigurua nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi, i hapet rruga hapit të fundit, ceremonisë së betimit të kryebashkiakut Beleri për mandatin e ri 

Po tani?

Sipas ligjit të qeverisjes vendore kryetari i bashkisë bën betimin para këshillit bashkiak por rasti i Fredi Belerit i cili u arrestua vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit është i veçantë.  Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor dhe do të pritet si do të veprohet. Nëse detyrimi ligjor i betimit nuk realizohet brenda 6 muajsh atëherë mandati i tij shuhet

Beleri kërkon sërish lirinë

Ndërkohë Beleri i cili ndodhet nën masën e sigurisë "arrest me burg" prej 12 majit 2023, ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Lartë. Avokatët e tij kërkojnë një masë më të butë sigurie. Ende nuk është caktuar se kur do të shqyrtohet kërkesa.

Ndërkohë në datën 16 qershor Apeli i GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës? Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet  të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

 

Vendimi i gjykates