U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (EMRI)

Foto ilustruese

Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë britanike, pasi më parë u arrestua në një ‘shtëpi bari’. Bëhet fjalë për Enriko Allkushi, 23 vjeç, i cili u gjet i fshehur në papafingon e një ish-parukerie në Bucknall Neë Road, Hanley.

Mediat britanike shkruajnë se policia ishte thirrur në orën 02:00 të mëngjesit të 21 tetorit pas raportimeve për një thyerje. Ata gjetën bimët dhe pajisjet e rritjes në dy nga dhomat e gjumit. Allkushi tha se ai ishte dërguar atje nga dy shqiptarë që iu afruan në Londër. Allkushi, u deklarua fajtor për kultivimin e një droge të klasit B.

Shqiptari, sipas autoritetete, do të deportohet në Shqipëri.

Duke e burgosur të pandehurin për 14 muaj, gjyqtari tha se kjo është një situatë që e shohim shumë rregullisht në këtë gjykatë.

“Droga shkatërron jetën. Si në shumë raste, ju ndodheni në këtë vend në mënyrë të paligjshme, prandaj nuk keni mjete të ligjshme për të fituar të ardhura, kështu që keni shfrytëzuar një mundësi të ofruar për të marrë të ardhura të cilat e dinit se ishin kundër ligjit”, tha gjyqtari.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025