U kap në ‘shtëpi bari’ zbardhet dëshmia e të riut shqiptar në Britani të Madhe: Më kërcënuan ta bëja, ose përndryshe do kisha pasoja

U kap në ‘shtëpi bari’ zbardhet dëshmia e të riut shqiptar në Britani të Madhe: Më kërcënuan ta bëja, ose përndryshe do kisha pasoja

Krisjan Kumaraku

BRITANI E MADHE- I riu shqiptar i cili është arrestuar nga policia britanike pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ me bimë kanabisi që arrinin deri në vlerën 62 mijë paund, ka deklaruar se ishte i detyruar të bënte një vepër kriminale të tillë.

Krisjan Kumaraku gjatë seancës gjyqësore ndaj tij tha se ishte kërcënuar nga personat të cilët e kishin transportuar ilegalisht me kamion në Britaninë e Madhe. Sipas deklaratës së tij, që pasi kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në mars të vitit të kaluar, personat që e kishin sjellë e kishin kërcënuar të ujiste bimët e kanabisit ose ndryshe do kishte pasoja.

Gjyqtari tha se dëshmi të tilla i kishte dëgjuar edhe në seancat e shqiptarëve të tjerë që janë kapur më herët në ‘ferma kanabisi. Gjatë arrestimit në dhjetor të vitit të kaluar, 26-vjeçarit iu gjetën çelësat e banesës, dy telefona celularë dhe rreth 300 paundë britanikë.

Ai ka deklaruar se tashmë do të kthehet në Shqipëri dhe të bëjë punën që kishte bërë më herët nw sektorin e mikpritjes.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre