U kap teksa po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në Tiranë, policia arreston 19-vjeçarin, në kërkim bashkëpunëtori

U kap teksa po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në Tiranë, policia arreston 19-vjeçarin, në kërkim bashkëpunëtori

Foto ilustruese

Teksa puna për parandalimin dhe “goditjen” e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

I arrestuari, S.S 19 vjeç, është kapur nga policia e Tiranës, në rrugën “Budi” duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, me qëllim kalimin e tyre drejt Mali të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij O.C, është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme dhe në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor “Korieri” .

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur