Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen se shpërndanin droga të forta në lagjen 10 të Korçës. Në pranga ranë Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë dhe Andi Duka, 44 vjeç, banues në Elbasan.
Dy trafikantët në lagjen nr. 10, Korçë, ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e policisë organizuan veprimet dhe bënë të mundur lokalizimin e tyre.
Gjatë kontrollit në banesën Elton Adilit, u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik 41-vjeçarit dhe të mjetit të tij tip "Volksëagen Golf", iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Ndërsa në banesën e Andi Duka, në qytetin e Elbasanit, ku u gjet 37.6 gram lëndë e dyshuar kokainë.
Gjatë operacionit të koduar "Epilog" u sekuestrohen në total 129.2 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 120.2 gram prokusor, 2050 euro, 1 automjet tip "Volksëagen Golf" dhe 3 aparate celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.