Sekuestrohen 300 kg kanabis në Brindisi, mediet italiane: Gomonia vinte nga Shqipëria

Sekuestrohen 300 kg kanabis në Brindisi, mediet italiane: Gomonia vinte nga Shqipëria

Policia italiane duke sekuestruar drogën e kapur në gomone

Kapen rreth 300 kg drogë në një gomone në brigjet e Brindisit në Itali, ku sipas medieve italiane gomonia vinte nga Shqipëria. Në pranga ka përfunduar trafikanti, një italian D.L. 26-vjeç, me prejardhje nga San Vito dei Normanni, Brindisi, i cili u përpoq t'i fshihej policisë.  

Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba 262 kilogram kanabis.Sipas agjensisë italiane të lajmeve  "Ansa", gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria dhe nëse do hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 3 milionë eurove.

Mjeti lundrues me lëndë narkotike është pikasur dhe kapur nga rojet e Guardia di Finanzas të operacioneve detare të Barit. Po ashtu sipas hetuesve, skafisti ka tentuar ta transportojë drogën në Pulia, pasi në këtë periudhë të verës mundësia për ta tregtuar është e madhe, për shkak të pushuesve të shumtë në këtë zonë.

Ndërkohë policia italiane po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë, të përfshirë si dhe saktësimin e origjinës së lëndës narkotike të sekuestruar nga policia italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI