VLORË- Autoritetet kishin vendosur që të pezullonin punimet në pallatin në Vlorë për motive që nuk dihen, por ky vendim nuk është respektuar nga pronari.
Report Tv mëson se Ledio Fisheku administratori, Përparim Mehmetaj dhe Brahim Tozaj, punonjës të firmës së ndërtimit janë kapur në flagrancë teksa ishin duke punuar në këtë godinë.
Ato janë vënë në prangat e policisë, e ndërsa pronari objektit 4-katësh, A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
"Ndërtimet e paligjshme, Policia vijon kontrollet në territorin e qarkut. U kapën në flagrancë duke kryer punime në një objekt në të cilin ishin pezulluar punimet, vihen në pranga 3 shtetas (administratori dhe 2 punonjës të firmës së ndërtimit).
Shpallet në kërkim pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh. Në zbatim të planit të veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen “Uji i ftohtë”, kanë evidentuar një rast të punimeve të ndërtimit, në një objekt në të cilin organet kompetente kishin pezulluar punimet.Në vijim të veprimeve për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
L. F., 41 vjeç, administrator i firmës së ndërtimit që po kryente punimet;
P. M., 46 vjeç dhe B. T., 19 vjeç, të dy punëtorë të kësaj firme ndërtimi.
Gjatë kontrollit të territorit nga Policia, këta shtetas janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt 4-katësh, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në kundërshtim me vendimin e autoriteteve kompentente, të cilat kishin pezulluar punimet në këtë objekt. Pronari i firmës së ndërtimit që po kryente punimet në objektin 4-katësh, shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u shpall në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në vendim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme