Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Mirand Herrin dhe Luftim Hoxhën, të cilët u arrestuan teksa do transportonin me makinë drogë, nga Tirana drejt Durrësit për ta shitur në doza

3 kg kokainë dhe 2 heroinë planifikohej të shitej në qytetin e Durrës e ndarë në doza me të vogla dhe në do të hidhej në treg, vlera e saj do të përllogaritej në mbi 500 mijë euro.

Dyshja mendohet që drogën ta kenë siguruar në zonën e Institutit dhe dyshohet i përkisnin një grupi kriminal në zonën e Kamzës që bashkëpunonte me një tjetër grup në Sukth.

Mirand Herrin 51 vjeç, dhe Luftim Hoxhën, 41 vjeç, të dy banues në Maminas të Durrësit, dyshohet se ishin furnizues kryesorë të drogave të forta.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë