Fier- Dy të rinj nga Fieri u arrestuan në flagrancë pasi merreshin me aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online.
Djemtë janë identifikuar si Erjon Ramaj, 27 vjeç dhe Maren Ruçaj, 30 vjeç nga Cakrani thuhet në njoftimin e policisë.
"Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit "Bar-bilardo" të marrë me qira nga shtetasi Erjon Ramaj duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, shtetasi Erjon Ramaj, e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore", thuhet më tej në njoftimin e bluve.
Operacioni u kodua "Game over".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të pajeluara”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtarë të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.