TIRANE-U arrestuan me 300 gr kokainë, Gjykata e Tiranës, lë në burg Drilon Shqau, Komandant i skuadrës në repartin ushtarak Pezë Helmes dhe ish-efektivin e policisë Vehbi Teqja.
Ushtaraku dhe ish polici kanë refuzuar të deklarojnë para gjykatës rrjetin e trafikut dhe se si siguruan kokainën ndërsa për ta u la në fuqi masa e sigurisë arrest me burg.
Ndërkohë ReportTv ka mësuar se pas arrestimit me kokainë Shqau është përjashtuar nga forcat ushtaraku dhe atij i është sekuestruar arma e shërbimit.
Hetimet, të rinjtë shmangin kontrollet me distinktivin e punës
Shqau dhe Teqja u zbuluan pas informacioneve në rrugë operative se të kamufluar si polic në zona të ndryshme të Tiranës të rinjtë kishin shmangur kontrolle të policisë duke përdorur distinktivin e punës.
Drilon Shqau 31 vjeç e Vehbi Teqja 48 vjeç u arrestuan teksa po prisnin klientët e tyre tek rruga e njohur si lagja “Vorri Bamit”.
Dy të rinjtë sqaron policia janë pjesë e një grupi kriminal që prej vitesh trafikon lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë në Tiranë dhe kryesisht bazat e tyre i kanë në periferi të Tiranës.
Ky grup sipas hetuesve përdor për shpërndarës polic ose ushtarak të cilët i korrupton ose ish-efektiv të liruar nga detyra të cilët nuk mbahen në kontroll.
Në treg kjo kokainë e tregtuar në doza do të kapte vlerën e 25 mijë eurove pasi çmimi me të cilën ajo tregtohej varionte deri në 10 mijë lekë për gram.

(Ish-komandanti Drilon Shqau)
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com