U kapën me kokainë e heroinë, në burg 4 të arrestuarit! 'Koka' e grupit të drogës merr përsipër përgjegjësinë: Trafikun e drejtoja unë, të tjerët s’kanë lidhje

TIRANË- Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Tiranës për 4 të arrestuarit që u kapën me 6 kg kokainë e heroinë si dhe shuma të mëdha parash në Tiranë. ‘Koka’ e grupit të drogës, 40-vjeçarja Brikena Frakulli ka marrë përsipër përgjegjësinë. Burime bëjnë me dije se ajo ka deklaruar para togave të zeza se e drejtonte ajo trafikun e drogës dhe se të tjerët s’kanë asnjë lidhje. Frakulli ka thënë se djali i saj, Klevi Banushi, i cili u arrestua gjatë operacionit ‘Kutia e Pandorës’, është gjendur rastësisht në apartament.

"Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari", tha ndër të tjera Frakulli.

40-vjeçarja tha se Hortenca Biçaku, 41 vjeçe, është dadoja e vajzës saj ndërsa Artur Kristo, 45-vjeç, punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësi se çfarë aktiviteti kishte. Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqyyteti. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje. Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare. Prokuroria thotë se në kree të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza. 40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar dhe dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015.

Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

1675679656_page.jpg

Brikena Frakulli

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cimiterra: 06/02/2023 14:06

    Bravo goc me "bole". Te dhjefsha Dumanin.

    Përgjigju
  • Erik: 06/02/2023 12:14

    Ai furnizuesi i identifikuar nga policia po pret t'i dali emri i tij ne TV pastaj te fshihet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës