U kapën për 100 euro ryshfet, si nisën hetimet e AMP për dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë

U kapën për 100 euro ryshfet, si nisën hetimet e AMP për dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’ në Tiranë

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e dy policëve që merrnin ryshfet në Tiranë.

Procedimi për 2 efektivët e forcave "Shqiponja" ka nisur pak kohë më parë nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar. Në të njëjtin procedim thuhet se Çelmeta dhe Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash. Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar. Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t'iu shmangur penalizimit. Të dy policët e "Shqiponjave" kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.


Lajmi kryesor:

U kapën duke i marrë një shoferi 100 euro, arrestohen dy efektivë të forcës ‘Shqiponja’ në Tiranë! U sekuestrohen 1420 euro (EMRAT)


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion