Pas konfirmimit pozitiv me COVID-19 të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe zonjës së parë Melania Trump lajme të tjera vijnë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me situatën e tyre. 17 orë pasi u diagnostikua pozitiv me COVID 19 Presidenti amerikan Donald Trump është shtruar në spital. Një helikopter e ka dërguar atë nga Shtëpia e Bardhë në Qendrën mjekësore Ushtarake Walter Reed në Maryland. Trump është parë i veshur me një kostum dhe me maskë teksa transportohej, ndërsa do të punojë në një suitë të veçantë në spital për ditët e ardhshme si një masa paraprake.
“Presidenti është me humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka vazhduar punën gjatë gjithë ditës. Nisur nga synimi për të qenë më se të sigurt dhe të kujdesshëm dhe bazuar në rekomandimet e mjekut të tij personal dhe të ekspertëve të shëndetit, presidenti do të punojë për disa ditë të ardhshme nga zyrat presidenciale në kompleksin Ëalter Reed. Presidenti Trump është mirënjohës për dashamirësinë dhe mbështetjen që ka marrë ai dhe Zonja e Parë,” tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.
Bëhet me dije se Trump 74 vjec ka ethe të lehta, por nuk ka nevojë për oksigjen shtesë, ndërsa ka marrë dozën e parë të Remdesivir, antiviral intravenoz. Trump rrezikon për shkak të moshës së madhe thonë mjekët, ndërsa ai ka nisur një trajtim eksperimental me Regeneron’s, REGN-COV2, një nga disa ilaçet eksperimentale të Covid 19 të njohura si antitrupa monoklonoal të cilat përdoren për trajtimin e një game të gjerë sëmundjesh. Po ashtu mjekët i ka rekomanduar Trump gjithashtu të marrë zink, Vitaminë D, famotidinë, melatonin dhe aspirinë.
Nga spitali ku ndodhet i shtruar që prej orëve të para të mëngjesit, Presidenti Trump përmes Twiterit duke falënderuar ai tha se ndihej mirë.
Më herët, mjeku personal i Trump Dr. Sean Conley deklaroi se presidenti ishte trajtuar me një dozë intravenoze anti-trupash të dyfishtë, njëri natyral dhe tjetri i prodhuar nga kompania farmaceutike ‘Regeneron’ si edhe të tjera barna.
Lajmi vjen vetëm një muaj para zgjedhjeve presidenciale ku Trump do të përballet me demokratin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.
Përgjegjësit e fushatës së Trump u shprehën se të gjitha aktivitetet e presidentit do të zhvendosen në mjedise virtuale ose do të shtyhen me të paktën dhjetë ditë.
Virusi Covid, veç presidentit Donald Trump ka goditur edhe katër persona të tjerë që morrën pjesë në eventin e organizuar në atë që njihet si Kopshti i Trëndafilave, në Shtëpinë e Bardhë në ditën kur Presidenti amerikan njoftoi zgjedhjen e Gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.
Në ceremoni nuk u respektua distancomi fizik dhe tani rezultojnë pozitivë me Covid veç Trump dhe Zonjës së Parë Melania, edhe senatori republikan nga Utah Mike Lee, senatori republikan i Karolinës së Veriut Thom Tillis, Presidenti i Universitetit të Notre Dame Reverend John Jenkins dhe ish këshilltarja e presidentit amerikan Kellyanne Conway e cila ndodhet në karantinë.
Trump nuk rrezikon vetem per vitet e moshes besoj,mbase pa dashje shkeli mbi vijen e kuqe.....
Përgjigju