Komisioneri Publik kërkon shkarkimin nga detyra të prokurores së Durrësit Enkeleda Osmani, e cila u konfirmua në detyrë më 20 korrik 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Përmes një njoftimi Komisioneri Publik bën me dije se ka depozituar ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për rihetim gjyqësor dhe shkarkim nga detyra të Enkeleda Osmanit, prokurore e Durrësit.
Pavarësisht problemeve me pasurinë, kryesisht me të ardhurat e bashkëshortit, Komisioni i përbërë nga trupa e drejtuar prej Roland Ilias, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Suela Zhegu, e konfimoi në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani.
"Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij.
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo)”, thuhet në njoftim.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11356
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Bujar Musta! KPK e shkarkoi më 2021 magjistratin e Gjykatës së Elbasanit
6 Shkurt, 18:40
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Vettingu i KPK e kishte shkarkuar tre vite më parë, KPA rikthen në detyrë Bevis Shehaj, gjyqtarin e Administratives Vlorë!
3 Shkurt, 18:08
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe KQZ apel Partive: Kujdes me përpunimin e të dhënave të votuesve, jo propagandë pa leje
3 Shkurt, 11:24
-
Vettingu i KPA-së nxjerr përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Klorinda Çela, lihet në fuqi vendimi i KPK! Iu gjetën 550 mijë euro pasuri
31 Janar, 10:32
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit Ilir Turja
30 Janar, 21:11
-
Vettingu i KPA-së shkarkon përfundimisht kreun e Prokurorisë së Lushnjës! KPK i gjeti Arben Dylës probleme me pasurinë
28 Janar, 15:31
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Mori kompetencat e Komisionerit Publik, Dumani në KPA, kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi
21 Janar, 09:31
-
KPK e shkarkoi prokurorin Lazër Çardaku për cënim të besimit te drejtësia, probleme me pasurinë
20 Janar, 18:38
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
TA SHKARKOJN DHE TA SHIFNI SE KU JETON KJO PROKURORE NE VILAT QE JA BON BURRI ME LEKET E DJERSES I THENCIN TE KALAMOJT ISHALLA
Përgjigju