ANGLI- Kryeministri anglez Boris Johnson , i cili 10 ditë më parë u konfirmua pozitiv me COVID-19 është shtruar në spital.

Referuar mediave britanike, autoritet e kanë argumentuar shtrimin e tij në spital si një kujdes i shtuar shëndetësor, teksa  flasin për temperature te larte dhe kolle qe nuk i largohej prej disa ditesh, madje ishte perkeqesuar.Deri sonte kur mjeku i tij personal vendosi per shtrimin ne spital, gje qe Johnson e kishte refuzuar.Johnson prej mëse një jave ishte vetëkarantinuar në shtëpi, pasi u infektua nga koronavirusi. Edhe bashkeshortja e kryeministrit, shtatzene ndodhet ne vetekarantinim  dhe me simptoma te lehta koronavirusi.

Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin. Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.

Lajmi i shtrimit në spital të Boris Johnson u botua menjëherë pas fjalimit publik të Mbretëreshës së Anglisë në televizion. Elisabetta II foli për 4 minuta duke kujtuar shpirtin që Britania e Madhe tregoi gjatë Luftës së Dytë botërore kundër nazizmit: "si atëherë, edhe në vitet e mëpasme, ata që do të vijnë pas nesh, mund të thonë se britanikët e këtij brezi qenë të fortë si brezat e mëparshme". Një mesazh inkurajimi që ndoshta u vendos të bëhet pasi u mësua gjendja shëndetësore e kryeministrit.

Boris Johnson në fillim të epidemisë ishte ndër të paktët kryeministra në botë që refuzoi masat shtrënguese ndaj koronavirusit dhe ishte krenar të deklaronte se do të vazhdonte të shtrëngonte duart të gjithëve. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Boris Johnson dërgohet në spital/ Meta: Shërim të shpejtë! Shpresoj të kthehet me energji të reja për forcimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve

1560262576_thumbnailDSC9939.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrin anglez, Boris Johnson i cili është konfirmuar me COVID-19 dhe sot është dërguar në spital.

"Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë. Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë", shkruan Meta.