Një konflikt fizik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, pranë ''Orange Club''. Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar ndërsa konflikti është zhvilluar mes efektivëve të policisë dhe disa punonjësve security.

Bakalli është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit. Vetë shefi i krimeve ka deklaruar se në rrugën Butrinti kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona dhe ka ndërhyrë, por njëri prej tyre e ka goditur me grusht.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.