U kritikua se mori vajzën 6-vjeçe në takimin e G20, reagon Meloni

U kritikua se mori vajzën 6-vjeçe në takimin e G20, reagon Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mori vajzën e saj 6-vjeçare në takimin e liderëve botëror të G20 në Bali. Ky vendim i Melonit u kritikua ashpër nga gazetarë italianë të cilët krijuan zhurmë në rrjet.

Por Meloni është mbrojtur nga kritikat përmes një shkrimi në Facebook, e cila ka shkruar se nuk është puna e të tjerëve sesi ajo e rrit vajzën e saj.

“Teksa kthehem në shtëpi nga dy ditë punë të pandërprerë për të përfaqësuar më së miri Italinë në G20 në Bali, hasa në një debat të jashtëzakonshëm nëse ishte apo jo e drejtë të merrja vajzën time me vete , teksa isha larguar për katër ditë. Pyetja që kam për drejtuesit e këtij diskutimi emocionues është: A mendoni atëherë se si duhet të rritet vajza ime është një çështje që ju shqetëson? Sepse unë ju jap një lajm: Nuk është. Unë kam të drejtë të jem nënë si të dua dhe kam të drejtë të bëj gjithçka mundem për këtë komb pa e privuar Ginevrën nga një nënë. Shpresoj që kjo përgjigje të mjaftojë për t’ju bërë të merreni me çështje më të rëndësishme dhe të paqarta”, ka shkruar Meloni në një postim në Facebook.

Gjatë fushatës së saj elektorale gushtin e kaluar, Meloni e bëri të qartë se, nëse zgjidhej kryeministre, ajo do të kombinonte detyrat e saj me rritjen e vajzës së saj 6-vjeçare.

“Nëse zgjidhem nuk do të heq dorë nga vajza ime Ginevra, e cila është gjashtë vjeçe. Gratë gjithmonë arrijnë të organizohen”, tha kryeministrja italiane, duke përmendur si shembuj Ursula von der Leyen, e cila është kryetare e Komisionit, por edhe nënë e shtatë fëmijëve, si dhe Roberta Metzola, presidente e Parlamentit Evropian dhe nënë e katër fëmijëve djem.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën