'U kthye në barsoletë'! Lame prezanton drejtorin e 8-të të Kadastrës së Vlorës, Binaj: Do flas me fakte, jo fjalime

TIRANE-Drejtori i përgjithshëm Artan Lame prezantoi sot drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj që është i 8 në harkun e 10 muajve të fundit. Situatën me largimet, Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë. "Drejtorin e ri e urojmë pa i dhënë dorën, është e sikletshme. Legalizimet në Vlorë nuk kanë ecur keq. Janë kryer 10400. Në këtë kuadër drejtorit të ri do i dalë detyra e përshpejtimit të këtij procesi. Një tjetër fushë që ka qenë problematike ka qenë legalizimet me shkelje në leje, të braktisura nga pronarët, janë me dhjetra.

Drejtoria e Vlorës është ndër më të rëndësishme e Kadastrës, sepse ka 106 zona kadastrale, 3 bashki njëherësh. 28 janë pa regjistrim fillestar të pronave, me 65 mijë pasuri të paluajtshme. Kadastra ka filluar procesin në zonat pa regjistrim. Këto problematika do të ndeshet drejtori i ri. Drejtori i ri do të ketë së shpejti rezultatin e procesit në zonën e bregut. Detyra kryesore e tij do të jetë shërbimi i qytetarëve. Kadastra gati të punojë me të gjitha bashkitë për inventarin e pasurive të paluajtshme. Për regjistrimin e tokave bujqësore është problemi më i madh në bregdet.

Drejtori i ri do të ketë mbështetjen e të gjithëve, kujtdo që është i interesuar. Drejtori i ri kam bindjen se do të ketë kontakte me ju (gazetarët) është një nga këshillat e para që do i jap, për ti vendosur në shërbim të ndihmës ndaj ndihmës për qytetarët. Brenda Kadastrës do të ketë reformë edhe për sektorin e brendshëm. Është përgatitur. Ka mangësi personeli. I drejtohem cdo të riu vlonjat për fushat që kemi mangësi, ju lutem paraqiteni. Është kthyer në barsoletë cështja e drejtorëve të Vlorës, më mirë në barsoletë sesa në tragjedi, çështja e zvarritjes me pronat.

Mjafton të themi se kemi qenë në gjendje të vendosim në vijë edhe cështje më të vështira, qytetarët do ta shikojnë vetë ndryshimin në Vlorë. Në vitin e fundit Vlora po vuan kalvarin e 30 viteve. Të gjithë kemi fjetur sipër kësaj situata kaotike, ne patëm kurajon ta hapim" tha ai. Drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës, Andi Binaj premtoi vepra dhe jo fjalë. "Kam eksperiencë pune në sektor pune privat dhe publik. Kam punuar pranë Kuvendit në sektorin e marrëdhënieve me publikun. Duke parë gjendjen aktuale të Kadastrës Vlorë, dua ta them me një fjali "Të flasin faktet dhe jo fjalimet për punën e Kadastrës së Vlorës".  Puna më e madhe që e pret drejtuesin e ri është regjistrimi i pronave në vijën bregdetare, që është bërë shkak që ky institucion të mos gjejë qetësi.

Drejtorët e Kadastrës së Vlorës që u larguan brenda 10 muajve
Viola Hima
Bilbil Aliaj
Taulant Canameti
Elona Hodaj
Alteo Nazëraj
Florian Almadhi
Klodian Troci

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 13/07/2020 21:27

    Me cfare faktesh flet drejtori i ri? Cfare ka bere ne jeten e tij?

    Përgjigju
  • Haka Tekizoti: 13/07/2020 17:12

    Nuk duhen dhënë vetëm lajmet e dorëheqjeve dhe emrimet e reja, por duhen analizuar shkaqet e dorëheqjeve, pas të cilave me siguri fshihen mafiozët e hajdutët e pronave publike dhe të të tjerëve. Këto t'i thuhen publikut.

    Përgjigju
  • Jala: 13/07/2020 16:25

    Perseri do jet ne sherbim te te forteve,e ka zgjedhur vet julian metushi dhe i tha Lame pitkinit ta prezantoje..

    Përgjigju
    • Hej: 13/07/2020 20:15

      Kush esht julian metushi dhe ca lidhje ka me kto ai. Ca lidhje ka me drejtorin e ri dhe me lamen bajamen

  • XXXX: 13/07/2020 13:58

    po ket salle te renuar sikur i ka ren bomba ku e kan gjet?

    Përgjigju
  • Pronari pa prona: 13/07/2020 13:56

    Të vij turp Artan Lame, jep dorëheqjen shporru nga pronat, je ti I pa afte qe ndodhin cudira ne kadastrën e Vlorës, dhe pa pik turpi prezanton drejtorin e 10, në Vlorë duhen shporrur të gjithë pa përjashtim bashkë me ty, një institucion I korruptuar në shërbim vetëm për të fortët dhe ti je ne dijeni por të pëlqejnë leket prandaj ske marr masa. Unë jam super i majt por votën nuk jua jap më..

    Përgjigju
  • Vlora: 13/07/2020 13:52

    Kane marre aq shume Euro 500€, Sa qe kaloi lamja ne para infarkt ne zemer dhe akoma spo merr vehten, Se seshte kollaj me u bo pis, me e ngjy.. jo gishtin, por komplet krahun deri ne fyt, pastaj te thuash se bej dot, Hajt suksese drejtorit te 18-te brenda vitit

    Përgjigju
  • Qytetar: 13/07/2020 13:02

    prit prit, gjithe keto emerime .....????!!!! Atehere ta fillojne nga koka, te largohet vet Lame i pari . Deri sa ka gjithe keto deshtime , atehere kush e ka fajin??? Padyshim paaftesia e drejtuesve, konkretisht LAME

    Përgjigju
  • Myzeqari: 13/07/2020 12:48

    O Lame o don kishot..kush i kontrollon zyrat tuaja...problemet i ke ne Vlore,Fier,Durres,Tirane Shkoder...5 qytete nuk kontrollon dot????eshte qesharake....po mire turp nuk keni,po frike nga vota që po vjen keni?apo vari leshte....do ti marresh votat ti dhe mjekercjapi..hahahi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'