Muaj më parë, mjaft entuziaste këngëtaraja shqiptare tregoi për të gjithë se po fillonte një jetë të re shumë larg Shqipërisë.

Vesa Luma, bashkëshorti i saj Big Basta dhe djali Lian zgjodhën të jetojnë në Zelandën e Re. Por së fundmi ajo dhe djali u kthyen sërish në Kosovë.

Ky ndryshim ka bërë kuriozë fansat të cilët e kanë pyetur në Instastory pse u rikthye.

‘Jam kthyer për të realizuar disa projekte. Jetesa perfekte është atje ku ke familjen. Do të rikthehem sërish në Zelandën e re’ ka thënë Vesa.

Ndër të tjera ajo ka lënë të kuptohet se po përgatit një projekt të ri muzikor.

 

1/2