Për pak ditë 7 urat në Rrugën e Kombit do të përfundojnë në të dy krahët. Lajmin e ka dhënë kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ku me ironi i quan 7 'gjysmëgjela' me një krahë e me një këmbë. Urat në Rrugën e Kombit u lanë pa përfunduar në qeverinë Berisha, ndërsa Rama thotë se tashmë falë investimit të qeverisë së tij, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët e qarkullimit.
Për shkak se autostrada vinte dhe ngushtohej në çdo urë, ishin kthyer në burim aksidenti, por tashmë ngushtimi i kësaj rruge duket se do të marrë fund.
"EDHE PAK… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin" shkruan Rama.
Pak më parë Rama postoi edhe disa foto krahasuese të transformimit të lumit që kalon mes Fierit duke e krahasuar me 'Lanën' në Tiranë.
-
Sa vajti me gjithe keto investimet kjo e ashtuquatura rruga e kombit? 4 apo 5 miliarde euro?
Përgjigju -
Po "Udha e kombit" qe mundesoi vjedhjen ordinere te Salihut e Lulit,vetem nga Morina e deri ne dalje te Kukesit, tet3e ura ishin me nga nje krah,Tani nga Kalimashi e deri ne Milot ishte dhe ende eshte rruge vetem me nje krah. Nga aty e dri te Autoudha Tirane_Durres ka apsur kilmetra vetem me nje krah.Ku avulluan kete mangesi,ku shkuan parate e ketyre teresive autoudhe me sigguri ne xhepat e kryeajdutve e ndertuesve te kryeqytetit te kanapisit Lazarat.
Përgjigju-
Je ngjeshur gjë në kosht?
-
-
Po mire qe urat do perfundojne por ai Lulzimi do mbaje pergjegjesi apo prape me leje lindje do shpetoje.
Përgjigju











Komente
Komento