U largua në Greqi, por ëndrrën
për gazetarinë e la në Shqipëri

U largua në Greqi, por ëndrrën<br />për gazetarinë e la në Shqipëri
Teksa e sheh për herë të parë të jep përshtypjen e një modeleje, kjo për shkak të fizikut që ka. Por Roxhensa Luarasi ka marrë një drejtim tjetёr në jetën e saj, ajo është bërë një gazetare.

Në moshën 9-vjeçare, ashtu si shumica e familjeve shqiptare, familja e saj u nis drejt shtetit fqinj, në Greqi për një jetë më të mirë. Roxhensa na tregon se të nisje një jetë nga fillimi në një vend ku shqiptarët nuk ishin dhe aq të mirëpritur nuk ishte aspak e lehtë.

Por mё e vogla e familjes Luarasi, e njohur për karakterin e fortë arriti tё pёrshtatej  në një mjedis të huaj që më vonë u kthye në një vend të dashur për të. Roxhi, siç e thërrasin shkurt tё afërmit, pёveç kёsaj ishte edhe ndër nxënëset më të spikatura të klasës, një volejbolliste e zonja qё së fundmi, nё studimet e larta arriti tё bёjё realitet ёndrrёn qё kishte prej fёmijёrisё, tё bёhej gazetare.

Për 12 vjet me radhё Roxhi ka jetuar në Greqi,  për t’u kthyer më pas përsëri në atdhe. Edhe pse 12 vite nuk janë pak, ajo nuk e kishte harruar aspak gjuhën shqipe, kjo e ndikuar nga fakti qё në shtëpinë e saj ёshtё folurvazhdimisht shqip.

Theksi korçar, i ndёrthurur me atё grek e bёnte mё interesante mёnyrёn e tё folurit mes studentёve tё tjerё tё gazatarisё. Me kalimin, kёto ishin gjurmё u larguan gradualisht. Kthimi i saj nё Shqipёri nuk e ndryshoi aspak, ajo ishte e njёjta vajzë studioze, ambicioze, dhe shumё e pjekur.

Sot, pas pёrfundimit tё studimeve nё degёn e gazetarisё, 24-vjeçarja punon si gazetare te një revistë dhe është në rrugën e duhur për një karrierë të suksesshme. Ajo qё nuk harron tё thotё ёshtё qё vendimi për të ndjekur studimet e larta nё degёn e gazetarisё, për të ka qenё njё nga vendimet mё tё mira qё ka marrё ndonjёherё.

[gallery]20884[/gallery]
Përse e le Greqinë për Shqipërinë?
Tё sqaroj qё nё fillim qё nuk kam lёnё as Shqipёrinё pёr Greqinё dhe as Geqinё pёr Shqipёrinё. Tё gjithё i dimё shumё mirё arsyet pse njё familje vendos tё largohet. Megjithatё jeta ime deri tani ka qenё e ndarё mes dy shteteve dhe mosplotёsimi i dёshirёs sime atje pёr tё vazhduar njё universitet qё doja mё bёri tё kthehesha kёtu, pasi mёsova se kisha mundёsinё pёr diçka tё tillё.

Si ishte të nisje edhe një herё jetën nga fillimi, në një vend që nuk e njihje më parë?
Kudo qё tё shkoja me studime tё larta vendi do tё ishte i panjohur pёr mua. Rikthimi nё Shqipёri, sigurisht qё ka qenё i vёshtirё, por jo aq sa pёr tё mё ndalur tё realizoj qёllimet qё kisha. 12 vite nё shtetin grek nuk mё bёnё tё harroja tё shkruaja apo tё flisja shqip, ky ka qenё edhe bonusi im. Edhe pse nё fillim bija nё sy qё kisha jetuar jashtё pёr shkak tё kombinimit tё theksit korçar dhe atij grek, gjё qё u pёrmirёsova shumё shpejt.

Përse zgjodhe gazetarinë dhe jo një degё tjetër?
Gazetaria mё ka pёlqyer qё kur kam qenё e vogёl. Ёshtё njё degё mes tё cilёs ke mundёsi tё punёsohesh nё vende dhe pozicione tё ndryshme.

Nëse do të jepej mundësia për t’u rikthyer në kohë, a do të bëje pikërisht këtë zgjedhje?
Po! Studimet nё Universitetin e Tiranёs kanё qenё pёrgjithsisht pozitive, nё çdo aspekt. Tani qё e mendoj, nuk mund tё gjej diçka tjetёr qё mund tё zёvendёsonte gazetarinё. Mbase kjo ndodh sepse tani jam e pёrfshirё nё tё dhe nuk mendoj diçka tjetёr qё mund tё bёja.

Ti aktualisht punon pёr Revistёn Class, si është të punosh në një media të mirfilltë, sa ndyshon nga ajo që ke studiuar në shkollë?
Ndryshimi ёshtё shumё i madh. Njё profesion e mёson vёrtet vetёm kur e praktikon, asgjё nuk mёsohet nё bankat e universitetit. Plus qё nё rastin e gazetarisё besoj qё pas dёshirёs duhet tё ketё dhe njё dhunti.

A e mendon veten për një kohë të gjatë në këtë profesion? Cilat janë të mirat dhe të këqijat e këtij profesioni sipas mendimit tënd?
Asnjёherё nuk mund tё dish se çfarё fsheh pёr ty e nesёrmja, por dёshira ime ёshtё qё ta vazhdoj. Ёshtё njё profesion qё kёrkon shumё angazhim, sidomos nёse je i pёrfshirё nё pjesёn e online-it. Ngjarjet nuk rreshtin kurrё, ashtu edhe lajmet. Nёse njё punё e bёn me qejf dhe pasion shpesh e harron anёn negative. Ashtu siç çdo profesion edhe ky ka anё tё mira e tё kёqija. Kjo ёshtё nё dorёn e secilit pёr t’i pranuar apo refuzuar ato.

Pse nuk zgjodhe që të vazhdosh një shkollë në vendin ku ti je rritur, Greqi?
Pas pёrfundimit tё gjimnazit, aty fitova njё degё tё cilёn nuk do e bёja me qejf, por vetёm pёr tё marrё njё diplomё. Ishte e njёjta kohё kur unё mёsova se mund tё vazhdoja universitetin nё Tiranё. Mbase kjo ka qenё njё shenjё qё kishte ardhur momenti tё kthehem.

Përveç gazetarisë ku e mendon veten tjetër?
Nё Greqi kam punuar qё e vogёl nё punё tё ndryshme. Jam tip qё pёrshtatem dhe nuk e kam problem tё punoj kudo. Ose tani qё e mendoj, mund tё isha njё modele…tё gjithё mё pyesin “pse nuk je bёrё modele?”. (qesh)

Gazetaria online kritikohet shumё, pasi konceptohet si copy paste. Ti si do e vleresoje ne bazё tё eksperiencёs qё ke?
Copy paste-in e kisha mёsuar vetёm si njё nga metodat e gazetarisё online, derisa njё ditё pashё shkrimin tim tё pёrhapur nё disa portale, sigurisht pa citim. Atёherё kuptova domethёnien e tij. Unё kam vetёm njё vit pune online dhe kam konstatuar shumё thjeshtё qё dita-ditёs gjёrat po pёrkeqёsohen. Reagimet e publikut janё tё paparashikuara sepse ne çdo ditё i ngopim me informacion, ndonjёherё edhe tё panevojshёm.  Pёr hir tё informacionit tё shpejtё humbet cilёsia dhe pёrmbajtja, gjё pёr tё cilёn nё shkrimet e mia kujdesem shumё, edhe sikur kjo tё mё kushtojё ta nxjerr shkrimin pak me vonesё.

Në qoftë se do të bëje një krahasim mes medias në Shqipëri dhe asaj në Greqi, si mendon ku qëndron ndryshimi? 
Aktualisht unё punoj nё njё revistё online me informacione gjithёpёrfshirёse. Ёshtё mёse e dukshme qё pёr shkak tё kuriozitetit të lexuesve mё shumё se çdo gjё tjetёr i upёlqejnё thashethemet dhe lajmet e shoëbiz-it. Pёrshtypje mё ka bёrё qё nё Shqipëri ka pak revista tё printuara, ndёrkohё qё nё Greqi tё pёrjavshmet parapёlqehen dhevazhdojnё tё botohen me tё njёjtin ritёm.Kjo ndodh sepse atje personazhet nuk janё tё prekshёm nga publiku, edhe vendi ёshtё shumё i madh, ndёrsa kёtu me personazhet e famshёm mund të pёrballesh çdo ditё nё rrugё.Por pavarёsisht kёsaj njerёzit vashdojnё tё jenё kuriozё pёr jetёn e tyre.Ka disa personazhe qё lexohen shumё dhe publiku i do.

Çfarë do të ndryshoje tek gazetaria e sotme nëse do të të jepej mundësia?
Kёtu do i referohem vetёm pjesёs sё gazetarisё nё tё cilёn unё punoj. Duke bёrё njё xhiro nё fund tё ditёs, nё portale tё ndryshme lexon tituj nga mё tё çuditshmit, mё provokuesit ndonjёherё edhe perversё. Kjo ёshtё njё nga shumё gjёrat qё do tё doja tё ndryshoja. Lexuesin duhet ta tёrheqёsh me cilёsi dhe saktёsi, jo me gёnjeshёr. Mendoj se nё kёtё mёnyrё lexuesit nga informacioni i shumtё qё merr gjatё ditёs i shkakton vetёm dёm, asgjё mё shumё.

roxhensa luarasi

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen

Ultimatumi i ministrit të kabinetit të luftës Gantz për Netanyahun: Një plan për qeverisjen e Gazës ose jap dorëheqjen