U largua nga Anglia, çfarë e shtyu Kate të ndahej nga Princi William 11 vite më parë?!

U largua nga Anglia, çfarë e shtyu Kate të ndahej nga Princi William 11 vite më parë?!

Princi William me Kate Middleton dhe fëmijët

Kate dhe William janë një prej çifteve më të dashur në Angli. Ata janë bërë prindër për herë të tretë dhe gjithçka shkon për mrekulli. Por jo gjithçka ka qenë kaq e thjeshtë për dyshen e njohur.

Është përfolur shumë herë që në vitin 2007 Kate dhe William janë ndarë për një periudhë kohore, por vetëm kohët e fundit janë zbuluar detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.

Lidhja e tyre ka kaluar një krizë, ashtu siç ndodh me të gjitha çiftet. Ata kanë folur edhe publikisht për këtë krizë duke treguar se ishin të rinj dhe se po përpiqeshin të gjenin veten. Por nuk e dinim që Kate e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga princi.

Madje ajo në atë periudhë kohore është larguar së bashku me nënën e saj nga Anglia për në Irlandë. Gjithsesi ndarja nuk zgjati shumë pasi çifti janë bashkë tashmë dhe shumë të lumtur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë