U largua nga drejtimi i 'Aleanca për Ndryshim', Shehi: Anëtarët e Rithemelimit s’kishin simpati për mua! Opozita të rindërtojë vetveten

Dashamir Shehi vendosi të largohet nga drejtimi i grupit parlamentar “Aleanca për Nryshim”. I ftuar në Frontline Interview me Marsela Karapançon në Report Tv Kreu i LZHK tha se rotacioni ishte paracaktuar tre vite më parë. Brenda këtij grupi Shehi tha se Rithemelimi ka dy anëtarë të cilët nuk kishin simpati për të.

 “Ndryshimin e kemi bërë është rotacion normal e kishim paracaktuar para tre vitesh që gjithsecili të rrijë nga një vit. Zotërinjtë e Rithemelimit që kanë nja dy anëtarë brenda grupit nuk kishin ndonjë simpati për mua.  Është normale që grupi të qëndrojë me një person tjetër që është zoti Duka. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe se grupi jonë nuk ka ndonjë profil ideologjik. Grupi na garanton një të drejtë në votim në debat në minutazh të jetës parlamentare që është një avantazh. Për të mos e humbur këtë avantazh kemi vazhduar me të njëjtën formulë.

Qëndrimi im ka qenë i ndryshëm Si kur ishte Mediu si tani që është Duka, të qenit në grup nuk më prish linjën politike. Nuk më bën deputet as të rëndësishëm as të parëndësishëm. Shumica e njerëzve as nuk e kanë ditur që kam ca muaj që jam kryetar grupi sepse unë jam kryetar i LZHK dhe opinionin e kam krijuar mbi bazë të personazhit individual. Jemi shumë parti, për opinion politik nuk jemi linearë, nuk jemi bashkë”, shtoi Shehi.

I pyetur për qëndrimet ndryshe nga grupi i Rithemelimit ai tha se opozita shqiptare ka nevojë të rindërtojë veten.

“Që kur u humbën zgjedhjet kam thënë se kjo punë nuk vazhdon më kështu. Linja e ardhshmja e opozitës nuk duhet të jetë as me Berishën as me Bashën. Opozita shqiptare duhet të rindërtojë vetveten. Mund ta rindërtojë duke hap vetveten dukë lënë mënjanë shefat e vjetër”, tha ai. 

“Kisha shpresë që bardhi do bënte diçka ndryshe, por Bardhi po bën atë që bëri Berisha. Këto zgjodhën që të rigrupohen atje sërish.”

I distancuar nga Rithemelimi, Shehi nënvizoi se ka zgjedhur të qëndrojë edhe larg Bashës.

“Nuk jam as me Bashën. Kjo është drama e opozitës, a je me Berishën apo Bashën. Unë jam i vetmi që kam thënë se nuk hyn në punë as Berisha as Basha. Ky grupi Bardhi ishte te Basha tani ka dalë te Berisha. Nuk është ky halli i opozitës as i shqiptarëve. Halli i opozitës është kush do mundë Ramën”, shtoi më tej.

Në zgjedhjet e 2025 kreu i LZHK tha se do hyjë i vetëm.

“Si LZHK do hy. Më e rëndësishmja sot për politikën është të merremi me ligjin zgjedhor. Me këtë ligj që është ia bëjmë peshqesh një mandat tjetër Ramës”.

Një koment pati dhe për Reformën Zgjedhore.

“Për mua s’ka rëndësi kush ishte kryetare komisioni. Qëllimi im është të bëjmë ndonjë ligj që i jep shanse opozitës për t’u përballur me Ramën. Unë them hajde të hapim listën.  Berisha duke menduar në atë kohë me egoizëm se këtë avantazh që i jep ligji mendonte se do vazhdonte ta ketë ai këtë avantazh. Kur e mori ai tjetri nuk e lëshon më.”

Beteja e opozitës sipas Shehit nuk duhet të jetë për Sali Berishën por për sistemin zgjedhor.

“Berisha nuk e humb mandatin me ligj. Sepse nuk është se ka munguar me dëshirë.  Beteja duhet bërë për gjëra të tjera jo për Berishën. Për ligjin zgjedhor duhet bërë beteja. Kjo është gjëja më e rëndësishme që ka sot opozita. Po nuk u mor me këtë punë po tallen me shqiptarët. Nuk kam folur me Berishën. Unë politikën nuk e kam çështje të relative personale të simpatisë personale. E kam më serioze se kaq. Unë e mendoj siç e them, këtë them. Gjithkush duhet të thotë atë që mendon”, shtoi ai.

Sa i përket miratimit të amnistisë në parlament me votat e PS dhe të Rithemelimit Shehi ka një mendim ndryshe nga PD, duke theksuar se bëhet për të mirë të qytetarëve.

“Nuk e mendoj ashtu. Është zhurmë e propagandës. Amnistia është falje që bën shteti ndaj të dënuarve të vet. Amnisti nuk do me thënë që të ikën dënimi as turpi i dënimit por ti këtë dënim që do bëje në burg do e bëje te shtëpia. Edhe Enver Hoxha bënte amnisti. Amnistia në radhë të parë bëhet për një gjë që shteti fal një pjesë të qytetarëve të vet. Amnistia bëhet që rinia që janë nëpër burgje të mos dalin kriminelë nga burgjet. Ndërkohë lirohen dhe burgjet. Mbajtja në burg e njerëzve kushton”.

B.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë