“Unë kërkoj nga drejtësia që ai të marrë burgim të përjetshëm”, kështu deklaroi kryefamiljari që u lidh për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në banesë duke i kërcënuar me çifte.
Në dëshminë e tij shpreh se si ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa pranon se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën.
“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe.
I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi.
Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai jot, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësi a që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg”, tha babai.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Për 4 orë lidhi me litar çiftin dhe izoloi në kasolle fëmijët, në pranga 38-vjeçari! Denoncimi i familjarëve: Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.4%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret ‘kaotike’ në PD, dorëhiqet edhe kryetari i degës së Vlorës! Hoxha: Nuk ishte vendim i lehtë, por u bë për të ndjekur mundësi të re!
29 Janar, 14:25
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Durrës/ I dënuar për tentativë vjedhjeje dhe i dyshuar për plagosje, arrestohet 28-vjeçari i kërkuar (EMRI)
29 Janar, 13:11
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Vlorë/ Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit, 10 minuta shi kthejnë qytetin në 'Venecia'! Nën ujë ‘Albana & Romina’ dhe zona e Skelës (VIDEO)
29 Janar, 10:42
-
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro në portin e Vlorës, nën hetim 56-vjeçari
28 Janar, 13:25
-
Vlorë/ E moshuara rrezikoi mbytjen në det, e shpëton çifti i turistëve ukrainas! Dërgohet me urgjencë drejt spitalit në gjendje të rëndë (VIDEO)
28 Janar, 12:12
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Atentatet në Janar, gazetarja: Makina për vrasjen e Kristian Markut sllovene, 2 kosovarë ia kishin shitur Erald Cenajt! Vështirë të gjenden prova për zhdukjen e Ervis Martinajt
27 Janar, 19:29
-
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit për 2 ditë
27 Janar, 18:20
-
Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu
27 Janar, 15:57
-
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
27 Janar, 12:39