U lirua nga burgu dhe u la në arrest shtëpie, eurodeputetja, Eva Kaili: Në qeli mendova të vrisja veten

U lirua nga burgu dhe u la në arrest shtëpie, eurodeputetja, Eva Kaili: Në qeli mendova të vrisja veten

Eva Kaili

Eurodeputetja greke, Eva Kaili e cila u lirua nga burgu pas 4 muajve nën arrest, është shprehur së fundmi në një intervistë për mediat greke se kishte menduar edhe vetëvrasjen gjatë kohës që kishte qenë e burgosur.

“Në dhjetor të vitit 2022, kur u informova nga mediat se në çfarë akuzash pretendohej se ishte i përfshirë partneri im dhe babai i vajzës sime, e gjithë ekzistenca ime u shemb, e gjithë bota u zhduk befas”, thotë ajo.

Ajo tha se refuzimi i kolegëve të saj e bëri të ndihej sikur nuk ekzistonte më, pavarësisht se sipas saj akuzat e bëra ndaj saj nuk ishin të vërteta. Kaili tha se në momentet që kishte menduar vetëvrasjen, u ndalua vetëm nga mendimet për vajzën e saj.

“Më pas erdhi izolimi dhe refuzimi absolut nga të gjithë, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, bota politike në vendin tim, miqtë, të njohurit. Ishte sikur nuk ekzistoja. E gjeta veten në burg, larg vajzës sime, vetëm me shpresën se kjo që po jetoj është një iluzion për shoqërinë. Unë flisja, bërtisja ‘jam e pafajshme’, por muret dhe hekurat nuk më dëgjojnë. Është e vërtetë, mund ta them, ka pasur momente që kam menduar t’i jap fund torturës së vetmisë shurdhuese. U tremba, nuk e bëra, mendimi i vajzës nuk më la”- pohoi Kaili.

Në 12 prill u mor vendimi për lirimin nga qelia të Eva Kailit e cila do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në mbyllje të hetimeve ndaj saj. 

Eurodeputetja u arrestua më 9 dhjetor dhe menjëherë iu hoq imuniteti parlamentar ndërsa u shkarkua edhe nga posti i nënkryetares së Parlamentit Evropian. 44-vjeçarja Kaili u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash dhe u transferua në burgun e Harenit, në periferi të Brukselit.

Arrestimi i saj shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Brukselin dhe nxori në dritë një hetim mbi një skemë që përfshin shuma "të mëdha" parash dhe dhurata "të shtrenjta" që dyshohet se janë paguar nga Katari dhe Maroku për të ndikuar në vendimet e BE-së për dy këto vende. Si pjesë e hetimit, policia belge sekuestroi më shumë se 1.5 milionë euro para cash pas kontrolleve në shtëpi dhe zyra. Siç dihet Eva Kaili për sa kohë nuk jep dorëheqjen mbetet eurodeputete dhe i takon një pagë pas taksave prej 7146 euro në muaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni