TIRANE- Lavdërim Tufa, personi që ka qenë dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Fatmir Ramës,(Mirit të Xhikes) dhe që dy muaj më parë u lirua me kusht nga gjykata e Tiranës, do përballet sërisht në gjykatë me një akuzë të re. Këtë herë nuk është policia dhe as prokuroria që e akuzon, por është babai i tij Xhevdet Tufa, i cili e akuzon për dhunë në familje.
I moshuari ka depozituar një kallëzim në polici kundër të birit, ndërkohë ditën e djeshme ai i është drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar urdhër-mbrojtje. Xhevdet Tufa ka paditur djalin e tij Lavdërimin, dhe se pritet që çështja penale me nr. 9951 do të shqyrtohet ditën e sotme nga gjyqtarja Dhura Balla. Në padinë e tij, i moshuari pretendon se është dhunuar nga djali i tij Lavdërim Tufa dhe për pasojë ai ka kërkuar një urdhër-mbrojtje nga gjykata e Tiranës.
/Shqiptarja.com

VIDEO