U mbajt në burg padrejtësisht! I riu u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh denoncuesja rezultoi e virgjër

U mbajt në burg padrejtësisht! I riu u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh denoncuesja rezultoi e virgjër

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallëzimin e një vajze që pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se ishte ende e virgjër. 

Hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës sipas burimeve të Top Channel, është kryer në sekret të plotë, pasi në dëshminë e vajzës përshkruheshin detaje tronditëse të një abuzimi që sipas saj kishte nisur prej një viti. Vajza ka rrëfyer me video konference se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun me inicialet A.Sh. dhe se përpara përdhunimit, ai e ftoi në shtëpi, dhe me pas e drogoi me një shiringë.

Pas abuzimit, e reja tregoi pranë autoriteteve se ishte kërcënuar përmes një letre “po i tregove familjes do të të vras”. Pas këtij qëndrimi, i riu me banim në Kamëz rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme” pasqyrohet në procesverbalet e policisë “si një mase që i dyshuari të mos arratisej”. Por, megjithë këmbënguljen e 30-vjeçarit se as që kishte komunikim me denoncuesen, gjykata e Tiranës u bind jo nga fjalët e tij por nga provat që mbërritën me vonesë ç’ka solli lirimin e tij.

Ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Burimet bëjnë me dije se tanimë prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar./ Top Channel

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dino: 25/10/2021 10:28

    I vetmi rast ku mund te thuash me plot gojen po ta kishte perdhunuar te pakten....dy muaj nburg ky ka pas kohe plot me kap sapunin prej asaj lokes mizore paska shpetu mire pa dal nga qelia kshu open minded....

    Përgjigju
  • stela: 25/10/2021 06:53

    mire qe paska qene ende e virgjer, eh sa kujdes duhet pasur sot nga ky brez

    Përgjigju
  • Iris: 25/10/2021 03:16

    Uau dy muaj per t'i bere kontrollin mjekesor! Kur behet fjale per perdhunime,supozohet qe kontrolli mjekesor te behet brenda 24 oreve!Cdo mjek e kriminalist i di arsyet pse,por kjo eshte nje neglizhence dhe shkelje e rende dhe e rrezikshme.Po sikur te kishte ndodhur perdhunim i vertete? Nje i dyshuar mund te ikte i lire per mungese provash biologjike.

    Përgjigju
  • Shoku: 25/10/2021 00:25

    Keta Dibranet keq fare per P,sa here degjon ne lajme del nje Shukri nga Dibra gjithmone per perdhunim.Ne Instagram te gjithe dalin trima keta.

    Përgjigju
    • Klaudio: 09/11/2021 19:14

      Po mos i ngatrron gje me jugoret o shoku, me keto gjysemopingat?

  • Bledi: 24/10/2021 23:14

    Po mbase ja ka futur ne by...th

    Përgjigju
    • Shoku: 25/10/2021 00:27

      Jo Bledi nuk e bejne Dibranet ate pune, keta dhe Lopen e perdhunojne.

  • Loni: 24/10/2021 21:52

    He se kerkon demshperblim... Komb ordiner qe duhen djegur te gjalle me keto padrejtesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale